Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij hapës në Kuvendin e partisë, tha se këtë Kuvend e ka mbledhur vet, pa pritur të bëhen zhurma.

Ai deklaroi se nata e zgjedhjeve nuk ishte vetëm një rezultat politik, por një pasqyrë e përpjekjeve, mundit e sakrificës të shumë njerëzve që pesë vitet e fundit panë teksa shembeshim para syve.

“Jemi mbledhur këtu në këtë Kuvend sepse kështu e kërkon përgjegjësia, kështu e kërkon LDK. Ky Kuvend nuk më është mbledhur, e kam thirrur dhe mbledhur vet, nuk kam pritur të bëhet zhurma dhe as të jepen ultimatume që u bën gjithsesi.

“Akti i parë i këtij obligimi moral është ballafaqimi, me rezultatet, me pritjet, me anëtarësinë, me vetveten, mbi të gjitha mbi të ardhmen tonë”.

“Më lejoni t’i heq të gjitha dyshimet, dhe të them po, se përgjegjësia është e imja. Dhe se po, vendimmarrja do t’u kthehet juve. Nuk lejoj askush tjetër të vendos për fatin e LDK-së, përveç Kuvendit”.

Related Posts