Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në lagjen Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Sipas policisë tre persona janë lënduar por jo nga të shtënat me armë

“Sot rreth orës 15:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë të lënduar 3 persona. (Lëndimet nuk i kanë të shkaktuara nga arma e zjarrit) Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Enis Pllana, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

Related Posts