Ka përfunduar procesi i votimit të fshehtë në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Të gjithë delegatët e pranishëm në Kuvend kanë votuar në mënyrë të fshehtë për ofrimin e dorëheqjes së Lumir Abdixhikut.
Burimet bëjnë me dije se rreth 55% kanë votuar pro kryetarit aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku
Nga 300 delegatë pjesëmarrës, 164 votuan kundër dorëheqjes së tij, dhe 136 pro.
Abdixhiku ia ka ofruar Kuvendit të partisë dorëheqjen e tij pas rezultatit të shënuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në këtë proces zgjedhor, LDK-ja fitoi 13.24 për qind të votave – rezultati i dytë më i keq qysh prej pasluftës.
Por disa figura partiake kanë kërkuar dorëheqjen e tij të parevokueshme, duke mos u pajtuar me votëbesim.
Në mesin e tyre janë Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Arben Gashi, etj.
























