Një i burgosur me inicialet E.G. ka vdekur mbrëmë në Burgun e Sigurisë së Lartë, njoftoi Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, i ndjeri u gjet i varur në dhomën e tij rreth orës 22:00, me puls të dobësuar.

Përpjekjet e stafit korrektues, ekipit mjekësor të burgut dhe emergjencës së qytetit për ta rikthyer në jetë dështuan.

E.G., i dënuar me 24 vjet burgim për dy raste dhunimi ndaj vajzave të mitura nën 14-vjeç, ishte futur në burg më 15 gusht 2024 dhe kishte paraparë lirim më 1 mars 2048.

Rasti është raportuar te Policia e Kosovës dhe prokuroria, ndërsa janë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave.

Related Posts