Një lajm befasues ka ardhur nga Arabia Saudite, ku Cristiano Ronaldo ka marrë një vendim të papritur.

Portugezi ka vendosur të mos luajë për Al Nassr në derbin e nesërm kundër Al-Riyadh, një ndeshje e rëndësishme mes dy rivalëve të qytetit.

Ronaldo ka informuar drejtuesit e klubit se nuk do të marrë pjesë në takimin e ardhshëm.

Sipas gazetës portugeze “A Bola”, CR7 është i pakënaqur me mënyrën si po menaxhohet Al Nassr.

Pakënaqësia e tij drejtohet drejtpërdrejti ndaj Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite. Sipas A Bola, Ronaldo është i zhgënjyer me mënyrën se si PIF e trajton Al Nassr në lidhje me rivalët e tjerë në ligë.

Sigurisht, PIF menaxhon klubet e tjera nga fondi, por sipas Ronaldos, ato janë në një pozicion më të mirë se klubi për të cilin ai luan.

Edhe Fabrizio Romano konfirmoi se Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e nesërme.

Përveç kësaj, Romano deklaroi qartë se mungesa e tij nuk kishte të bënte fare me ndonjë dëmtim, por nuk donte të jepte më shumë detaje.

Është e qartë se të gjithë janë të shokuar nga vendimi i Ronaldos, por mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Al Nassr.

Disa ditë më parë, Karim Benzema bëri një gjë të ngjashme dhe refuzoi të luante për Al Ittihad, transmeton Sinjali.

Ai ishte i pakënaqur me ofertën për të vazhduar bashkëpunimin dhe vendosi të hynte në grevë

Related Posts