Ndërmarrja “Trepça” ka bërë të ditur se ka vënë në funksion kanalit zyrtar për sinjalizim, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.

Vendimi është marrë nga kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, përmes adresës elektronike sinjalizuesi@trepcasha.com, qytetarët dhe punonjësit mund të raportojnë dyshime për korrupsion, keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkelje ligjore dhe etike, si dhe veprime apo mosveprime që dëmtojnë interesin publik dhe integritetin institucional.

Related Posts