Shën Valentini është një ftesë për t’u larguar nga rutina dhe për t’i dhënë vetes kohën që shpesh mungon kohë për dy, në një ambient që frymëzon qetësi dhe romancë. Pikërisht këtë përvojë ofron Grand Blue Fafa Resort & Spa, me paketa të dedikuara për çiftet që dëshirojnë të festojnë dashurinë në një mënyrë të veçantë.

Më 14 shkurt, resorti në Golem transformohet në një hapësirë intime dhe elegante, ku çiftet mund të zgjedhin mes Darkës Gala, me çmim 88 euro për çift, ose paketës së plotë që përfshin Darkë Gala dhe një natë qëndrimi, me çmim 155 euro për çift.

Paketa me akomodim përfshin dhomë të dekoruar posaçërisht për çifte, mëngjes për dy persona, darkë romantike me menu peshku, një shishe verë, muzikë live, akses në Damai Wellness & Spa, si dhe parking falas. Çdo element është menduar për të krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe relaksuese, ku çdo moment shndërrohet në kujtim.

E vendosur buzë detit, Grand Blue Fafa Resort & Spa ofron kombinimin ideal mes luksit modern, privatësisë dhe shërbimit cilësor, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për çiftet që kërkojnë diçka më shumë për Shën Valentin.

Këtë 14 shkurt, zgjidhni të festoni dashurinë aty ku detajet flasin vetë.

Për informacione dhe rezervime:

Facebook: Kompleksi Fafa
Tel: +355 69 700 1353
Email: info@fafa.al
Website: www.fafa.al

Related Posts