Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën Lipjan–Prishtinë, ku dy vetura janë përplasur mes vete. Për momentin nuk ka informacione zyrtare nëse si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar.
Ekipet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.
Rilindjashqiptare do t’ju mbajë të informuar me detaje të tjera sapo të ketë zhvillime të reja.























