Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pas intervistimit të personave të dyshuar në Komunën e Obiliqit, lidhur me dyshimet për keqpërdorime apo falsifikime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Megjithatë, në njoftimin zyrtar të Prokurorisë thuhet se hetimet janë duke vazhduar me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me  Policinë e Kosovës, ka theksuar se mbeten të përkushtuara në luftën e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”.

Related Posts