Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se po përgatiten që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i Kosovës e të formohet Qeveria e re, meqë, sipas tij, duhet s amë shpejt të votohet buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare.
Ai tha që buxheti i Republikës duhet të përmbyllet në muajin shkurt, meqë tha se me 1 të 12-n e buxhetit nuk mund të vazhdojë edh enë muajin mars.
“Ne po përgatitemi që sa më shpejt ta konstituojmë Kuvendin e sa më shpejt ta formojmë Qeverinë, sepse, siç e dini i kemi tri marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore dhe njëkohësisht e kemi edhe Panin e Rritjes me Bashkimin Evropian që është 882, 6 milion euro, e që duhet sa më parë ta miratojmë në Kuvendin e Republikës, pa harruar atë që më së shumti e kemi përgjegjësi e obligim, por do të thosha edhe preferencë e ky është buxheti për vitin 2026. Ju e dini që më 1 të 12 Qeveria mund të vazhdojë vetëm edhe në muajin shkurt, për muajin mars nuk mund të vazhdojmë kësisoj , kështu që në muajin shkurt duhet ta kemi të përmbyllur buxhetin e vitit 2026”, deklaroi kreu në detyrë i Qeverisë.






















