Agjencia Franceze për Ushqim, Mjedis, Shëndet dhe Siguri në Punë (ANSES) ka paralajmëruar se cigaret elektronike lidhen me rreziqe shëndetësore afatmesme dhe afatgjata, përfshirë probleme kardiovaskulare, respiratore dhe kancerogjene.

Përfundimet bazohen në analizimin e mbi 3.000 studimeve shkencore, të cilat tregojnë se rreziqet lidhen me thithjen e substancave toksike që ndodhen në lëngjet e cigareve elektronike ose që krijohen gjatë përdorimit të tyre.

Sipas ANSES, përdorimi i këtyre produkteve mund të çojë në rritje të presionit të gjakut, sidomos te ato që përmbajnë nikotinë, ndërsa efekte respiratore dhe kancerogjene mund të shfaqen edhe te produktet pa nikotinë.

Agjencia thekson nevojën për informim më të madh të përdoruesve dhe për dekurajimin e të rinjve dhe jo-duhanpirësve nga përdorimi i cigareve elektronike.

Related Posts