Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka caktuar datën 8 prill, ora 11:00, për shqyrtimin e ankimit të ish-presidentit Ilir Meta, kundër masave të sigurisë “arrest në burg”.
Shqyrtimi në Kushtetuese do të bëhet në bazë dokumentesh, pa praninë e ish-presidentit Meta dhe të përfaqësuesve të SPAK, shkruan A2.
Në Kushtetuese, Meta, i cili qëndron në paraburgim prej tetorit 2024, kërkon të shfuqizojë vendimet Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë për lënien e tij në masën e sigurisë “arrest në burg”.






















