Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka ndarë fotografi nga atje ku edhe theksoi rëndësinë strategjike të Ballkanit për sigurinë evropiane.
“Në fjalën time në Capitol Hill kërkova që Kosova të anëtarësohet në NATO. Siguria e Ballkanit është sot çështje kyçe e sigurisë evropiane.”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv
Hoxhaj ka theksuar se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk është më vetëm një çështje rajonale, por një komponent thelbësor i arkitekturës së sigurisë në Evropë, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve të reja gjeopolitike.























