Çmimet e naftës ranë rreth 2 për qind të enjten, pasi ShBA-ja dhe Irani ranë dakord të zhvillojnë bisedime të premten, duke zbutur shqetësimet se një konflikt i mundshëm ushtarak mes tyre mund të ndikonte në furnizimet nga rajoni kyç prodhues i Lindjes së Mesme.
Çmimi i naftës së papërpunuar ra për 2.07 për qind, raporton “Al Jazeera”.
Të mërkurën, çmimet e naftës ishin rritur rreth 3 për qind pas një raportimi mediatik se bisedimet e planifikuara mes ShBA-së dhe Iranit të premten mund të dështonin.






















