Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin e të shtënave me armë zjarri, ku një 40-vjeçar mbeti i plagosur pranë një pike karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosova, Altiana Zogaj, personat e arrestuar janë Burim Xhimshiti dhe Fatmir Azemi, të dy nga Malisheva e Gjilanit.
Sipas të njëjtave burime, njëri prej tyre ushtron profesionin e taksistit, ndërsa tjetri merret me tregti në Pazar.
Njëherësh, Klan Kosova raportoi mbrëmë se i plagosuri është Arsim Krasniqi nga fshati Dajkoc i Kamenicës.






















