Komiteti Olimpik Ndërkombëtar shpreson që ceremonia e hapjes së Lojërave Dimërore në Milano-Cortina të premten, nuk do të njolloset nga talljet kundër amerikanëve.

Komiteti dëshiron që të jetë një shfaqje respekti për atletët nga e gjithë bota, transmeton Reuters.

Shpresoj që ceremonia e hapjes të shihet nga të gjithë si një mundësi për të treguar respekt për njëri-tjetrin”, tha Presidentja e KON-së, Kirsty Coventry, në një konferencë për shtyp të mërkurën, kur u pyet nëse kishte ndonjë shqetësim se atletët ose zyrtarët amerikanë mund të fishkëlleheshin.

 

Në eventin e stadiumit San Siro pritet të jenë të pranishëm zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Ekzistojnë shqetësime se spektatorët mund t’i fishkëllojnë ata ose ekipin amerikan, për shkak të pranisë së agjentëve të Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së dhe Patrullës Kufitare.

 

Divizioni i Hetimeve të Sigurisë Kombëtare i ICE-së do të mbështesë Shërbimin e Sigurisë Diplomatike të Departamentit të Shtetit të SHBA-së në Lojërat Olimpike të Milanos Kortina, që nga 6 deri më 22 shkurt.

 

Lajmet e fundit se ICE do të operonte në Lojëra Olimpike shkaktuan zemërim në Itali dhe çuan në protesta.

Politikanët italianë e kanë kritikuar ashpër praninë e agjentëve të ICE-së në vend, pavarësisht sigurimeve se nuk ka asgjë të pazakontë në lidhje me vendosjen e tyre, duke theksuar se si imazhi i SHBA-së është dëmtuar në muajt e fundit.

Related Posts