Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar shpenzimet tremujore të subjekteve politike për periudhën tetor-dhjetor 2025, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.
Sipas njoftimit të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kryeson listën e shpenzimeve, me rreth 1 milion e 263 mijë euro të shpenzuara gjatë kësaj periudhe tremujore.


Ndërsa, në vend të dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka shpenzuar rreth 280 mijë e 822 euro.


Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka raportuar shpenzime në vlerë prej rreth 224 mijë e 859 euro për periudhën tetor–dhjetor 2025.


Nga ana tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka raportuar shpenzime 70 mijë euro gjatë kësaj periudhe raportuese.


KQZ ka bërë të ditur se publikimi i këtyre të dhënave bëhet në kuadër të transparencës dhe monitorimit të financimit të subjekteve politike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.























