Një aktivitet i paligjshëm dhe jashtëzakonisht fitimprurës në Kinë është zbuluar së fundmi pas një investigimi nga BBC.

Sipas BBC,klientët e hoteleve filmohen në moment intime dhe më pas imazhet e tyre i shpërndahen faqeve pornografike pa pëlqimin e “protagonistëve”.

Në prill 2023, qeveria kineze vendosi rregulla të reja që detyrojnë kontrolle të rregullta për gjetjen e kamerave të fshehura. Megjithatë, një hetim 18-mujor tregon se fenomeni vazhdon dhe po zgjerohet.

BBC identifikoi gjashtë faqe interneti dhe aplikacione që reklamoheshin përmes Telegram-it, një platformë e ndaluar në Kinë, por shpesh e përdorur për aktivitete të paligjshme.

Administratorët pretendonin se transmetonin live pamje nga më shumë se 180 kamera në hotele. Një faqe, e cila u monitorua për shtatë muaj, përmbante material nga 54 kamera të ndryshme.

Mendohet se mijëra klientë të hoteleve mund të jenë regjistruar pa e ditur.

Rasti i Erikut dhe Emilit

Eriku, banor i Hong Kongut, pranoi se nga adoleshenca shikonte video të tilla, duke i konsideruar më “të vërteta” se pornografia konvencionale. Qëndrimi i tij ndryshoi kur zbuloi një video të tijën me partneren, e regjistruar me një kamerë të fshehur në një hotel në Shenzhen, disa javë pas qëndrimit të tyre.

Materiali, rreth një ore i gjatë, ishte montuar dhe ngarkuar në Telegram. Pavarësisht përpjekjeve për të kontaktuar platformën, video u hoq vetëm përkohësisht. Çifti deklaron se jeton me frikën që video të shfaqet sërish dhe shmang përdorimin e hoteleve, duke marrë masa shtesë për të mos u njohur në hapësira publike.

Struktura e rrjetit

Rolin kryesor në këtë rrjet të paligjshëm e ka një përdorues me pseudonimin “AKA”, i cili shiste abonime në një platformë livestreaming për 450 juan (rreth 65 dollarë) në muaj. Abonentët kishin akses në pesë kanale transmetimi live, me dhoma të shumta hoteli. Një kanal i vetëm në Telegram kishte deri në 10,000 anëtarë.

“AKA” besohet të ketë fituar mbi 160,000 juan në një vit, pothuajse katërfishin e të ardhurave mesatare vjetore në Kinë.

Related Posts