Një person në Drenas, derisa po drejtonte veturën e tij, dyshohet se është vetplagosur me armë zjarri në këmbën e majtë afër gjurit.
Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar një pistolet, pesë fishekë dhe një gëzhojë, përcjell Klankosova.tv.
“I dyshuari m/k derisa ka qenë duke drejtuar (vozitur) veturën e tij, dyshohet se është vet-plagosur me armë zjarri në këmbën e majtë afër gjurit. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është konfiskuar një Pistolet, pesë fishkë dhe një gëzhojë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.






















