Një rast i rëndë që përfshin dyshime për sulm seksual ndaj një të miture është raportuar në Fushë Kosovë, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme duke arrestuar të dyshuarin.
Ngjarja është raportuar më 08.02.2026, rreth orës 08:00, nga një dëshmitare, e cila ka njoftuar autoritetet se në kompleksin banesor ACL-H-C në Bresje dyshohet se ka ndodhur një sulm seksual ndaj vajzës së mitur A.A..
Pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore, me ç’rast është identifikuar i dyshuari L. Krasniqi.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, ndërsa rasti është trajtuar në bashkëveprim me NJHP-Prishtinë dhe në koordinim me Prokuroren kujdestare për të mitur.
Pas intervistimit të palëve, rasti është iniciuar zyrtarisht si “Sulm seksual”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar nga NJHP-Prishtinë, në koordinim me Prokurorinë kompetente.























