Njësitet policore kanë identifikuar dhe intervistuar personin që më 4 shkurt 2026 shkaktoi një aksident trafiku në rrugën magjistrale Shtime–Lipjan, në fshatin Davidovc, dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:25, ndërmjet një automjeti dhe një këmbësori, një mashkulli 46-vjeçar, i cili fillimisht mori ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, më pas u transferua në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më vonë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. I lënduari është liruar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë patrullat e Stacionit Policor Shtime, Njësia e Komunikacionit Rrugor dhe hetuesit e aksidenteve, ndërsa për identifikimin e shoferit janë angazhuar edhe hetuesit nga Sektori Rajonal i Hetimeve.

Pas një pune intensive hetimore dhe analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, më 8 shkurt 2026, rreth orës 18:30, u identifikua shoferi dhe automjeti i dyshuar: A.A., 41 vjeç, me automjet VW Golf, ngjyrë e zezë, me targa vendore.

Më 9 shkurt 2026, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që hetimet për veprën penale “Shkaktim i aksidentit të trafikut me lëndime trupore” vazhdojnë.

Related Posts