Sot në emisionin “Kosova Live” në Televizioni T7 u diskutua mbi lirinë individuale dhe raportin me fenë. Pjesë e panelit ishte edhe Zana Avdiu, e cila ndau qëndrimin e saj lidhur me vendimin për mbulesën.

Ajo theksoi se shamia nuk duhet parë si një vendim i pakthyeshëm dhe se çdo grua duhet të ndihet e lirë të zgjedhë për veten, pa presion shoqëror.

“Kush është penduar që e ka vendos shaminë, veç le ta hekë. S’është diçka që s’mundesh me hekë kurrë. Nuk është fundi i botës, as mëkat i madh. Besimi në Zot është diçka krejt personale”, u shpreh Avdiu.

Megjithatë, kjo deklaratë nuk u prit mirë nga moderatorja me mbulesë, Adna Çerkezi, e cila solli një këndvështrim tjetër, duke theksuar se për shumë vajza shamia nuk është thjesht një zgjedhje momentale.

Related Posts