Roma ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Cagliarit, në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A.

“Romakët” zhvilluan një paraqitje fantastike për të triumfuar me rezultat 2-0.

Roma e nisi fuqishëm duke rrezikuar me Evan Ndicka dhe Matias Soule, por që nuk arritën t’i finalizonin.

Ishte Donyell Malen që shënoi nga afërsia pas asistimit të Mancinit, për të zhbllokuar rezultatin (25’).

I njëjti më pas edhe vulosi fitoren, këtë herë u gjend përballë portierit vendas dhe ishte i pagabueshëm për t’ia siguruar Romës pikët e plota (65’).

Roma lehtësisht mund të shënonte edhe përmes transferimit më të ri Bryan Zaragoza, mirëpo që Caprile me një pritje fantastike ia mohoi golin.

Roma me këtë fitore mbledh 46 pikë në pozitën e pestë, aq sa ka Juventusi ndërsa Cagliari zë pozitën e 12-të me 28 sosh./

Related Posts