Dani Carvajal mund të largohet nga Real Madridi në verë.
Kjo pasi që klubi po mendon të mos i vazhdojë kontratën spanjollit, e cila i skadon në qershor.
Spanjolli, po ashtu mbrëmë ishte nervozuar me trajnerin Alvaro Arbeloa, i cili nuk e inkuadroi në ndeshjen ndaj Valencias.
Carvajal, padyshim është një legjendë e Realit, ku ka arritur të fitojë gjithçka.






















