Tifozat Kuq e Zi kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të zhvillohet më 17 shkurt 2026, në orën 14:00, në qendër të Prishtinës.

për të mbështetur udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen padrejtësisht në Hagë.

UÇK-ja është vlera më e shenjtë dhe më domethënëse e historisë sonë kombëtare, simbol i lirisë, sakrificës dhe rezistencës së popullit shqiptar. Ky proces është përpjekje për të rishkruar historinë dhe për të barazuar agresorin me viktimën”, thuhet tutje në njoftim.

Ata u shprehën tutje se drejtësia e vërtetë nuk mund të ekzistojë pa u ndëshkuar krimet serbe.

Related Posts