Policia kufitare në Kukës ka arrestuar një 39 vjeçar M.L shtetas i Kosovës, derisa po tentonte ta kalonte kufirin, me municion ushtarat dhe katër armë të ftohta.
Ndërkaq janë sekuestruar gjërat e paligjshme dhe automjeti.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 karikatorë me fishekë, 2 thika, 1 sëpatë dhe 1 shkop metalik si ai i Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
“Në përfundim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 39 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.






















