Jennifer Lopez, 56 vjeçe, ka emocionuar ndjekësit e saj me disa postime të reja në Instagram, duke treguar formën e jashtëzakonshme trupore gjatë një seance stërvitjeje.

E veshur me kostum stërvitjeje ngjyrë gështenjë të errët, ajo ngriti bluzën për të zbuluar reçipetat e thella dhe barkun e tonifikuar.

Me flokët e lirshëm dhe grim të lehtë, Lopez ndau mesazhin e saj motivues për ndjekësit: “Qëllimi është i thjeshtë. Më mirë se dje. Çdo ditë”, shkruan DailyMail.

Kjo shfaqet pak pas lajmit se ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck, dhe ajo e kanë hequr nga shitja shtëpinë e tyre luksoze në Beverly Hills, me vlerë 68 milionë dollarë (afërsisht 63 milionë euro).

Lopez tashmë ka blerë një pronë të re në Hidden Hills, ndërsa vazhdon të jetojë përkohësisht në rezidencën e vjetër gjatë rinovimeve.

Përveç përditësimeve në Instagram, Jennifer reflektoi mbi dashurinë dhe marrëdhëniet në shfaqjen e saj “Up All Night” në Las Vegas, ku interpretoi hitin e saj të vitit 1999, “If You Had My Love”.

Ajo u shpreh se tani këndon me pushtet dhe vetëbesim, duke theksuar: “Nëse do të doje të kishe dashurinë time, do të duhej ta meritoje atë. Do të duhej të më trajtoje mirë, të më respektoje dhe të më pranoje për gjithçka që jam”.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles

Related Posts