Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot, duke filluar nga ora 17:00.

Gjatë kësaj seance pritet të realizohet konstituimi i legjislaturës së re, pas përfundimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Rendi i ditës parasheh verifikimin e mandateve të deputetëve, betimin e tyre, si dhe zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, në përputhje me procedurat kushtetuese.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani e kishte thirrur këtë seancë nga ora 12:00, mirëpo sipas kryeparlamentarit Dimal Basha, u shty për pesë orë për shkak të procesit gjyqësor në Hagë, aty ku sot do thuhen fjalët përfundimtare të mbrojtjes së Hashim Thaçit.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 22 Qershor
Tarifat e reja komunale në Prishtinë ngjallin debat
Ngjarjet e datës 22 qershor

Related Posts