Po mbahet mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me përbërjen e saj të re.
Pjesë e saj janë nëkryetarët e zgjedhur të parlamentit: Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Emilja Rexhepi nga grupi multietnik si dhe Slavko Simiq nga Lista Serbe.
Në rend dite të kësaj mbledhjeje është formimi i komisioneve parlamentare.
“Propozimi për formimin e komisioneve parlamentare”, u tha në njoftim të Kuvendit rreth kësaj mbledhjeje.






















