“Trafiku Urban” SH.A. ka njoftuar se, pas dialogut me përfaqësuesit e punëtorëve dhe sindikatën, është arritur marrëveshje për vazhdimin e rregullt të shërbimit të transportit publik në Prishtinë, duke shmangur çdo ndërprerje për qytetarët.
Ndërmarrja ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e pagave, në përputhje me mundësitë financiare. Diskutimet e detajuara për realizimin e kërkesave do të zhvillohen gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, kur pritet rishikimi i kapaciteteve financiare dhe operacionale.
Menaxhmenti theksoi se do të vazhdojë dialogun social me sindikatën, duke falënderuar punonjësit për profesionalizmin dhe qytetarët për mirëkuptimin.






















