Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e fundit të mbajtur ka marrë vendim për shpallje të kandidaturës për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Kryeprokurorit Lumezi i skadon mandati në prill të këtij viti.
Konkursi për këtë pozitë do të jetë I hapur për 15 ditë, duke filluar nga data 17 janar.
Në panel vlerësues për këtë pozitë do të jetë kryesuesi i KPK Jetish Maloku, anëtarët e KPK-së Ariana Shajkovci, Bedrije Syla- Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq.
Mandati i kryeprokurorit të shtetit është 7 vjeçar, pa mundësi riemërimi.
Lumezi pozitën e tij si kryeprokuror e kishte marrë më 21 prill të vitit 2015, pas dekretimit të tij nga ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.