Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Pro miratimit votuan 66 deputetë, 32 ishin kundër, ndërsa 5 abstenuan. Në sallë ishin të pranishëm 103 deputetë.

Projektbuxheti i propozuar kap vlerën prej 4 miliardë eurosh. Që të hyjë në fuqi, ai duhet të marrë miratimin edhe në lexim të dytë.

Related Posts