Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës. (Oborri i Qeverisë, ora 07:00)
Mbledhja solemne e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 07:20)
Nderime te Monumenti i të Pagjeturve. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora, 07:30)
Homazhe te Pllaka Përkujtimore e Fëmijëve të Vrarë. (Oborri i Presidencës, ora, 07:35)
Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ora 08:10)
Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 09:00)
Aktiviteti simbolik i platformës qytetare “Liria ka Emër”, mbahet para monumentit NEWBORN në Prishtinë. (Monumenti NEWBORN, Prishtinë, ora 09:00)
Kuvendi Komunal i Deçanit, mban mbledhje solemne, me rastin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan, ora 10:00)
Seancë solemne e Kuvendit të Kosovës. (Salla e seancave, ora 10:30)
Seancë solemne e Kuvendit të Kryeqytetit. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)
Nderime te Monumenti Heroinat. (Rr. Luan Haradinaj, ora, 11:25)
Parakalim i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. (Rr. Luan Haradinaj, ora, 11:30)
Marshi “Drejtësi, jo politikë” i organizuar nga “Liria ka Emër”. (Sheshi Skënderbeu, Prishtinë, ora 14:00)






























