Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në ceremoninë e parakalimit të  Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në 18 vjetorin e  pavarësisë ka thënë se se askush s’mund ta njollos luftën e UÇK-së, e cila ishte lufte e drejtë, çlirimtare e udhëhequr nga e drejta për liri dhe shtet.

Ndërsa ka thënë se pa kontributin e jashtëzakonshëm të UÇK-së, pavarësia nuk do të ishte realitet.

“Sot para jush qëndron një republikë 18 vjeçare, e lindur nga sakrifica. Kosova është shtet i lirë, i papërkulur, i vendosur për të mbrojtur lirinë e vet. Kosova  është shtëpia jonë dhe se ne sot përulemi me respekt  para artyre që kontribuuan në këtë ditë. Ishte Ibrahim Rugova i cili e mbajti gjallë shpresën, dinjitetin dhe identitetin e popullit  tonë. Sakrifica e pashembullt e familjes Jashari. Nderojmë çdo të ri, çdo grua e burrë që luftoi në UÇK. Bijtë dhe bijat me të mirë rë këtij vendi. Nderojmë sakrificen e veteranëve të luftes. Le te përsërisim qartë se askush s’mund ta njollos luftën e UÇK-së . Ishte lufte e drejtë, clirimtare e udhëehqur nga e drejta për liri dhe shtet. Pa kontributin e jashtëzakonshëm të UÇK-së, pavarësia nuk do të ishte realitet. Duke e mborojtur luftën e UÇK-së, e mbrojmë shtetin edhe pavarësinë. Këto vlera sublime s’do të lejojmë t’i njollos askush. Historia e shkruar në gjak nuk mund të shtrembërohet nga askush”, tha Osmani.

Related Posts