Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Nëpërmjet një videoje të publikuar në faqen e tij zyrtare, Hargreaves shprehu krenarinë që Britania e Madhe ka një partner si Kosova.
“Ndërsa shohim përpara, ne mbetemi të përkushtuar për të punuar krah për krah për një Evropë të fortë, të sigurt dhe të begatë”, tha ai.
Pos tjerash ai përmendi edhe deklaratën e ish-kryeministrit Hashim Thaçi të shpalljes së pavarësisë.





























