Publiku i reality show-ve është në pritje të një lëvizjeje surprizë mbrëmjen e sotme në Prime-n e “Big Brother VIP Albania”, pasi gjasat janë që historia të përsëritet.

Të gjithë e mbajnë mend rastin e paprecedentë të Gjestit, ish-banorit të “Big Brother VIP Kosova 3”.

Pas një qëndrimi prej më shumë se 70 ditësh dhe një eliminimi pas përballjes së fortë “kokë më kokë” me Drilon Ramën, ai bëri atë që askush nuk e priste. Vetëm 24 orë pas daljes nga shtëpia në Kosovë, Gjesti u bë pjesë e formatit në Shqipëri, ku arriti deri aty sa të shpallej fitues i edicionit.

Duket se skenari është gati të ripërsëritet sonte me Labinot Rexhën. Këngëtari u eliminua pak ditë më parë nga “Big Brother VIP Kosova 4”, duke humbur mundësinë për të prekur finalen e madhe.

Menjëherë pas daljes, në një intervistë për “Andale”, Rexha ka shpërthyer në akuza të rënda ndaj produksionit kosovar. Ai ka pretenduar për manipulim të votave, censurë dhe bllokim të dronëve mbështetës nga familjarët e tij.

Por deklarata më e fortë ishte ajo mbi të ardhmen e tij të afërt. Labinoti është shprehur hapur se ka bërë kërkesë zyrtare për të hyrë menjëherë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Mbetet për t’u parë nëse sonte dera e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të hapet për të, duke i dhënë një shans të dytë për fitore, ashtu siç ndodhi me Gjestin

Related Posts