Aidan Ellis, avokati i Jakup Krasniqit, ka qenë i prerë në kundërpërgjigjet e tij ndaj Prokurorisë së Specializuar.

Ai theksoi se argumentet e ZPS-së vazhdojnë të jenë të karakterizuara nga selektiviteti dhe përzgjedhja e paarsyeshme e provave.

“Prokuroria përzgjodhi fragmente që i shkojnë për shtati teorisë së saj, ndërkohë që nuk mori parasysh fare sqarimet me gojë si dhe dëshmi shfajësuese dhe të pakundërshtuara nga vetë dëshmitarë të Prokurorisë. Kjo nuk është analizë, kjo është shtrembërim”, tha avokati.

Related Posts