Sot, më 19 Shkurt 2026, KAN DECOR ka hapur zyrtarisht showroom-in e ri në qendër të Vushtrrisë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e kësaj mobiliarie
me përvojë shumëvjeçare.
Ky inaugurim përfaqëson më shumë se një hapësirë të re ekspozimi – është një ëndërr e kthyer në realitet. Showroom-i i ri sjell një ambient modern dhe elegant, ku çdo detaj flet për stil, luks dhe cilësi të lartë.
Me vite përvoje në treg, KAN DECOR ka ndërtuar besimin e klientëve përmes punës së përkushtuar, materialeve cilësore dhe dizajneve bashkëkohore që i përshtaten çdo shijeje dhe hapësire. Hapja e këtij showroom-i është një tjetër dëshmi e rritjes dhe seriozitetit të brendit.
Nga mobilimi i dhomave të ndenjës, kuzhinave e deri te zgjidhjet e personalizuara për enterier, KAN DECOR synon të ofrojë jo vetëm produkte, por përvojë unike në arredim.
Të gjithë të interesuarit ftohen të vizitojnë showroom-in e ri në qendër të Vushtrrisë dhe të përjetojnë dizajnin ndryshe.





























