Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë një postim mbështetës për kolegen e saj, këngëtaren Bebe Rexha.

Ajo ka shpërndarë në InstaStory një postim të Bebe Rexhës, duke promovuar këngën e saj më të re, “Çike Çike”, e cila pritet të publikohet së shpejti.

Bebe Rexha dhe Rita Ora, dy artiste të dashura me famë ndërkombëtare, njihen për marrëdhënien e tyre shumë të mirë.

Bebe Rexha po ashtu pritet të publikojë albumin e saj më të ri, “Dirty Blonde”, ndërsa kënga “Çike Çike” do të përmbajë disa pjesë në gjuhën shqipe, një risi nga artistja me famë globale.

Edhe pse publikimi i plotë i albumit nuk pritet për disa muaj, kënga në shqip do të dalë së shpejti.

Related Posts