Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e tij të radhës.
Një nga pikat kryesore të rendit të ditës do të jetë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndarjen e fondeve nga Fondi për Mbështetje të Subjekteve Politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Në mbledhjet e kaluara, sidomos gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, ky proces ka shkaktuar shqetësime dhe ka qenë një temë e nxehtë diskutimi, përfshirë çështjen e përfshirjes së Listës Serbe në marrjen e fondeve të konsiderueshme.
Gjithashtu, një tjetër pikë në rend dite do të jetë shqyrtimi i rekomandimeve për mësimet e nxjerra nga zgjedhjet lokale të vitit 2025 dhe ato parlamentare të po atij viti.






















