Bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates, ka pranuar se gjatë martesës së tij me Melinda French Gates-in ka pasur dy lidhje jashtëmartesore me gra ruse.
Përveç kësaj, gjatë një takimi të brendshëm me punonjësit e fondacionit të tij, Gates ka kërkuar falje edhe për lidhjet e tij me financuesin e dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein.

Sipas raportimit të The Wall Street Journal, Gates u ka thënë punonjësve të fondacionit se kishte udhëtuar me Epsteinin në avion privat dhe kishte kaluar kohë me të si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe jashtë vendit, transmeton Indeksonline.
Megjithatë, ai ka theksuar se nuk ka marrë pjesë në asnjë veprimtari kriminale dhe se nuk është përfshirë në aktivitete të paligjshme.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur lidhjet e mëparshme me Epsteinin vazhdojnë të jenë objekt diskutimi publik dhe mediatik.























