Në kuadër të aktiviteteve bujqësore në burgun e Dubravës, ka filluar procesi i krasitjes së mollëve në plantacion. Ky aktivitet po realizohet nga të burgosurit, nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se angazhimi i të burgosurve në këto aktivitete ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por edhe aftësimin e tyre në sektorin e bujqësisë.

Postimi i plotë:

Fillon krasitja e mollëve në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Në kuadër të aktiviteteve bujqësore në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ka filluar procesi i krasitjes së mollëve në plantacion. Ky aktivitet po realizohet nga të burgosurit, nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës.

Angazhimi i të burgosurve në këto aktivitete ka për qëllim jo vetëm mirëmbajtjen e plantacionit, por edhe aftësimin e tyre në sektorin e bujqësisë.

Ky aktivitet është pjesë e iniciativave për rehabilitimin dhe risocializimin e të burgosurve, duke u mundësuar atyre të fitojnë aftësi të reja që mund t’i shfrytëzojnë pas përfundimit të dënimit.

Plantacioni i mollëve, me sipërfaqe prej 2.5 hektarësh, ka një hapësirë të rëndësishme pune praktike, ku të burgosurit angazhohen rregullisht në procese të ndryshme bujqësore duke fituar edhe  përvoja konkrete profesionale.

About Author
Rrezarta Ramaj
View All Articles

Related Posts