Fama e Klodit dhe Londrimit, të njohur nga fansat si ‘Klodrim’, po vazhdon të tejkalojë pritshmëritë, duke u bërë sërish viral në Brazil.

Dyshja nuk është e panjohur për publikun latin, ata tashmë kanë fituar një ndjekje të madhe ndërkombëtare dhe janë kthyer në një nga më të komentuarit jashtë vendit.

Gjatë një episodi të fundit të spektaklit, djemtë panë një video që dokumentonte përhapjen e miqësisë së tyre deri në Brazil.

 Foto: Instagram

Ky moment i surprizoi ata dhe i bëri të kuptojnë se mbështetja ndërkombëtare për ta ishte më e madhe nga sa prisnin.

Londrimi, duke bashkëpunuar me Klodin, i ka përshëndetur fansat brazilianë në gjuhën e tyre dhe madje ka kënduar fragmente nga këngët e Anittas, duke e quajtur superyllin brazilian si ‘më të mirën’.

 Foto: Instagram

Së fundmi, portali i njohur brazilian “Pride Pop BR” i ka kushtuar sërish hapësirë Klodit dhe Londrimit përmes postimeve në rrjetet sociale.

Ky medium fokusohet kryesisht në kulturën pop, shoubizin dhe lajmet e komunitetit LGBTQ+ në Brazil, duke ndjekur nga afër personazhet që krijojnë kimi të veçantë në formatet e Big Brother në mbarë botën.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles

Related Posts