Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një rrahje që ndodhi mbrëmë në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh, pas një mosmarrëveshjeje verbale, katër meshkuj shtetas të Afganistanit u përfshinë në konflikt, gjatë të cilit u përdor një mjet i ftohtë-thikë.

Dy prej të dyshuarve pësuan lëndime trupore dhe morën trajtim mjekësor.

 “Në vendin e ngjarjes u gjet një thikë, që dyshohet se u përdor në incident. Me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton PK.

Related Posts