Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se pas takimit me Kurtin, kanë dhënë ofertën e fundit dhe konkrete për të shmangur zgjedhjet, dhe kjo ofertë është që të zgjidhet për president kandidati i propozuar nga PDK.

“Sot në takimin e dytë që pata me z. Kurti pas mbledhjes së partisë, si PDK dhamë mundësinë e fundit dhe konkrete, kërkuam që të zgjidhet presidenti i propozuar nga PDK që të garantohet stabilitet institucional”, ka thënë Hamza.

Hamza thotë se me këtë, PDK vlerëson se ka përmbushur kontributin e saj.

“Me këtë ofertë do të bëhet në frymën e përgjegjësisë dhe për të mos lënë vend për krizë. PDK vlerëson se kontributi ynë është përmbushur”, ka shtuar ai.

About Author
KushtrimGuraj
View All Articles
Check latest article from this author !
Horoskopi ditor – 16 Qershor 2026
Ngjarjet e datës 16 qershor
Legjenda e Zvicrës kritikon Xhakën: Ishte pasiv

Related Posts