Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së njoftoi se paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të ekzekutohet në fund të muajit mars.

 

Ai tha se kanë nisur qeverisjen e re me përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës elektorale. Kurti përmendi miratimin e buxhetit për vitin 2026, e që është 4 miliardë euro.

Ai tha se punën e nisin me përmbushjen e zotimeve, e një nga to është miratimi i buxhetit në lexim të dytë më 20 shkurt.

“Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të shpërndahet në fund të këtij muaji që nisi sot”, deklaroi ai.

Mes tjerash, Kurti tha se do të mbajë premtimet e tij dhe do të investojë 1 miliardë euro në ushtri, 1 miliardë euro në prodhim dhe 1 miliardë euro në investime kapitale.

Related Posts