Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve për vepra kundër administrimit të drejtësisë.
Dëshmitari i parë, pjesë e stafit të prokurorisë, deklaroi se nuk ka lexuar dosjen e çështjes, por ka qasje në të gjitha dokumentet, përfshirë edhe ato për krimet e luftës të Thaçit.
Pas pyetjeve të prokurorisë, mbrojtja e Thaçit vazhdoi me kundërpyetje në seancë private për publikun.





















