Tifozët e Chelsea-t kanë humbur durimin me “idiotësinë” dhe vetë-sabotimin e lojtarëve të tyre, pasi humbja ndaj Arsenalit u vulos nga një tjetër karton i kuq, i nënti për këtë sezon në të gjitha garat.
Pedro Neto u bë “viktima” e radhës e zemërimit të tifozëve, duke u larguar nga fusha nën breshërinë e ofendimeve nga sektori i miqve në “Emirates”, pasi mori kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje të panevojshme ndaj Gabriel Martinellit.
Chelsea ka arritur një rekord negativ klubi me 7 kartonë të kuq vetëm në Premier League këtë sezon.
Trajneri Liam Rosenior pranoi se situata është e pafalshme: “Nuk është e pranueshme. Sidomos në dy ndeshjet e fundit, i kemi shkaktuar vetes probleme. Nëse nuk e çrrënjosim këtë, kjo do të jetë gjëja që do të na kushtojë.” deklaroi Rosenior.
Përveç disiplinës, mbrojtja e Chelsea-t u tregua sërish e brishtë, duke pësuar dy gola nga goditjet e këndit ndaj Arsenalit. Me 9 gola të pësuar nga këto situata, vetëm Ëest Ham ka një rekord më të dobët.
Rosenior shtoi se ka diçka “të rrënjosur thellë” në disiplinën e skuadrës që duhet zgjidhur urgjentisht për të mos dështuar në garën për Champions League.
Neto do të mungojë në ndeshjen e rëndësishme të së mërkurës kundër Aston Villa-s, duke lënë Rosenior-in me shumë pak opsione në krahët e sulmit.























