Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur sot dënimin ndaj Blerim Sinanit, i akuzuar për sulm seksual ndaj një të mituri. Sipas vendimit të gjykatës, Sinani është gjetur fajtor për dy vepra penale, secila lidhur me sulmin seksual ndaj një të mituri 13-vjeçar.
Gjyqtari Shabi Idirizi ka bërë të ditur se për secilën nga veprat penale, i akuzuari është dënuar me nga 10 vjet burgim, duke i shqiptuar një dënim unik prej 16 vjtësh e gjashtë muajsh.
Gjykata nuk ka identifikuar rrethana lehtësuese për Sinanin, ndërsa si rrethanë rënduese ka marrë parasysh recidivizmin, si për vepra të njëjta, ashtu edhe për vepra të ndryshme penale.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë së Ferizajt, më 07.05.2025, Blerim Sinani kishte shkuar pranë shkollës ku nxënës ishte duke ndjekur mësimet, i kishte dhënë 1–2 euro dhe i kishte thënë: “Hajde me mu shpejt”. Më pas, i akuzuari e kishte dërguar të miturin në një bodrum dhe e kishte sulmuar seksualisht.
Rasti ka ndodhur gjatë viteve 2024 dhe 2025 dhe dënimi i sotëm për Sinanin synon të adresojë seriozitetin e krimeve të kryera ndaj të miturve.






















