Në botën e showbiz-it shqiptar, pamja është bërë pjesë e identitetit publik. Kamera HD, rrjetet sociale dhe paraqitjet e vazhdueshme publike kanë bërë që çdo detaj të vihet re dhe një nga elementët që bie më shumë në sy është buzëqeshja. Prej kohësh, fansat kanë vënë re ndryshimin e madh tek shumë figura publike, dhëmbë më të bardhë, më të rregullt dhe një vetëbesim që reflektohet menjëherë në ekran.
Por pyetja që lind shpesh është: kush qëndron pas këtyre transformimeve?
Nga industria e estetikës dentare, gjithnjë e më shumë VIP-a shqiptarë po i besojnë buzëqeshjen e tyre klinikave të specializuara që kombinojnë teknologjinë moderne me estetikën natyrale. Një emër që përmendet shpesh në këtë mes është Doctor Smile, klinika që ka fituar reputacion të fortë falë rezultateve profesionale dhe qasjes së personalizuar ndaj çdo pacienti.
Mes figurave publike që i kanë besuar buzëqeshjen e tyre kësaj klinike përmenden edhe emra të njohur si Benita Zena, Brikena Selmani, Ermal Panduri, Zoja Nushi, Jasmina Kadriu, si dhe shumë personazhe të tjerë të ekranit dhe rrjeteve sociale që kanë zgjedhur të investojnë në një buzëqeshje më estetike dhe natyrale.
Një nga elementët që e dallon këtë klinikë në treg është aplikimi i teknologjisë Diamond Veneers, një metodë moderne estetike që synon të krijojë buzëqeshje me shkëlqim afatgjatë. Ajo që e bën edhe më interesante është fakti se Doctor Smile konsiderohet klinika e parë që ka sjellë këtë teknikë jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, duke vendosur një standard të ri në estetikën dentare.
Ndryshe nga e kaluara, buzëqeshja tashmë konsiderohet investim në imazh dhe vetëbesim. Një buzëqeshje e kuruar mirë ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si një figurë publike perceptohet dhe në sigurinë që transmeton në çdo paraqitje.























